Nuk kishte rival, Xhani Infantino rizgjidhet në krye të FIFA

Xhani Infantino rigjidhet presidenti i FIFA pa rivalë dhe mes thirrjeve: ‘Rroftë futbolli’ dhe ‘Rroftë FIFA’, në Kongresin e 69 të qeverisë së futbollit botëror që u mbajt në Paris. Infantino, 49 vjecar, përpara votimit foli për situatën aktuale të institucionin që ai do ta drejtojë edhe për 4 vjet të tjerë deri në 2023.

‘Askush nuk flet për korrupsionin, skandalet. Tani e gjithë bota flet për futboll-tha Infantino-jemi kthyer nga një organizatë thuajse kriminale e toksike në një organizatë që i dedikohet futbollit. Futbolli duhej t’i kthehej FIFAs dhe ne ia dolëm mbanë në 3 vjet e 4 muaj dhe kjo ndodhi falë të gjithëve ju. FIFA tani është një institucion i besueshëm e profesional’.

Kreu i sapozgjedhur i FIFA deklaroi se tashmë korrupsioni në këtë institucion është eliminiuar.

‘Kemi bërë gabime, por kemi mësuar prej tyre-vijoi Infantino-ai që nuk punon, nuk gabon. Tani gjithcka është transparentë. Gjithcka është në regjistra, nuk është më e mundur që të fshihen pagesat. Nuk ka më hapësirë për korrupsionin në FIFA, kurrë më’.

Infantino nuk e fshehu krenarinë për gjendjen e shëndoshë financiare të FIFA

‘Nuk kemi pasur kurrë një situatë financiare të tillë-tha presidenti i saporizgjedhur i FIFA-tani paraja e futbollit i shkon futbollit. Do të akordojmë 1.250 mld Euro Federatave deri në vitin 2022. Nuk do të shpenzojmë për marrëveshje të dyshimta. Paratë do të shkojnë për të rinjtë, të rejar, federatat’

Në fjalën e tij presidenti Xhani Infantino konfirmoi sërish se botërori i vitit 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë e Kanada do të jetë me 48 skuadra, ndërkohë që foli edhe për sistemin VAR që e cilësoi si një ndihmë për arbitrat e si një mjet për të pastruar futbollin.

sfidanti.al