Napoli lëshon alarmin Covid: Frenoni vatrën AZ Alkmaar

Makthi Covid vazhdon të persekutojë Napolin. Fillimisht ishin lojtarët e Genoas, më pas Zielinski dhe Elmas e rasti Juve-Napoli. Tani është Europa League dhe AZ Alkmaar. Prej ditësh është mësuar lajmi se 9 lojtarë të skuadrës holandeze kanë rezultuar  pozitivë me coronavirus, por e reja qëndron te reagimi i këshilltarit për sportin në bashkinë e Napolit, Ciro Borriello i cili u shfaq i shqetësuar.

‘Duhet një sjellje prej të përgjegjshmish-tha Borriello-AZ duhet të hyjë në karantinë dhe ndeshja të shtyhet’.

Por ndryshimi me Italinë qëndron në faktin se UEFA nuk bën asnjë lëshim përsa i përket sezonit. Me fjalë të tjetra, nëse një skuadër i ka 13 lojtarë disponibël, ndeshja do të luhet

‘Nuk mendoj se Bashkia mund të ndërhyjë-vijoi Borriello-por nëse ndërhyn  Agjencia Rajonale e Shëndetësisë së Napolit është e nevojshme të kuptohet se cfarë do të ndodhë’.

Pra përsëritet historia, nga njëra anë janë ligjet e shtetit, nga ana tjetër ato të futbollit dhe në mes është përsëri Napoli i Gattusos. Dhe e gjithë kjo ndodh në një kohë kur të AZ nuk është shfaqur as shqetësimi më u vogël. Në fakt skuadra  holandeze ka luajtur rregullisht në kampionat, është stërvitur rregullisht për të luajtur të enjten ndaj Napolit, gjithnjë nëse nuk do të ketë ndonjë Asl që të marrë vendime për të gjithë.

Ndërkaq, AZ Alkmaar bëri të ditur se janë shfaqur raste të reja me coronavirus në skuadër , por pa dhënë detaje për numrin apo identitetin e të prekurve. ‘Jemi në kontakte të shpeshta me UEFA-lexohet në një komunikatë të AZ Alkmaar. Javën e kaluar u shënuan 9 raste pozitive; 4 lojtarë të skuadrës së parë, 2 të skuadrës së të rinjve dhe 3 anëtarë të stafit. Me rastet e reja të shfaqura mund të rrezikohet zhvillimi i ndeshjes pavarësisht rregullit të UEFA.

Sfidanti.al