Napoli humb pjesët, Fabian Ruiz, pozitiv me Covid-19

Gennaro Gattuso merr lajme të këqija pasi do t’i duhet të bëjë pa Fabian Ruiz në sfidën kundër Fiorentinës në kampionat dhe atë ndaj Juventusit në finalen e Superkupës së Italisë të mërkurëm.

Futbollisti spanjoll rezultoi pozitiv me Covid 19 pas xhiros së radhës së testeve të kryera nga skuadra e Napolit. Fabian Ruiz do të kryejë periudhën e izolimit në shtëpinë e tij. Përsa u përket futbollistëve të tjerë të Napolit, të gjithë rezultuan negativë.

Te Napoli, përvec Fabian Ruiz, një tjetër lojtar I prekur nga coronavirusi vazhdon të jetë Osimhen.

Sfidanti.al