Milan ëndërron Bakayoko që pranon: Kuqezinjtë janë në zemrën time

Objektivi i parë për përforcimin e mesfushës te Milani është rikthimi i Tiemonue Bakayoko. Pasi përfundoi kontratën e huazimit te Monaco, mesfushori është thyer te Chelsea, por ai duket se nuk bën pjesë në planet e stafit teknik të kryesuar nga Lampard. Për këtë arsye klubi kuqezi që ka arritur një marrëveshje me futbollistin që ka pranuar reduktimin e pagës, duhet të gjejë një zgjidhje me Blutë e Londrës. Vetë Bakayoko e ka dhënë mesazhin e tij në lidhje me këtë cështje: ‘Mesazhi është në zemrën time, të shohim’.

Bakayoko që në sezonin 2018/2019 luajti 42 ndeshje sezonale me Milanin foli për ‘Tuttomercatoweb’ duke pranuar interesin e klubit në drejtim të tij dhe për një kthim të mundshëm në Serie A

‘Të gjithë e dinë se Milani është në zemrën time-tha Bakayoko-kam kujtime të bukura. Për momentin jam lojtar i Chelseat më pas të shohim’

Cështja për t’u zgjidhur në tratativën me Chelsean është ajo e kartonit. Blutë duke qenë se në 2017 paguan 40 milionë Euro nuk duan të dalin të dalin me humbje nga ky transferim. Kontrata e Bakayoko skadon në 2022 dhe Milanit I duhet të gjejë mënyrën për të mbyllur këtë transferim një herë e mirë. Kuqezinjtë këmbëngulin për një huazim prej 3 milionë Eurosh me të drejtë blerjeje për 20 milionë, ndërsa Chelsea dëshiron që të shesë përfundimisht kartonin e lojtarit.

Sfidanti.al