Rybakina kalon në gjysmëfinale të Us Open

Elena Rybakina është kualifikuar për në gjysmëfinale të Us Open dhe prej së hënës, kur të zyrtarizohet renditja e re, ajo do të jetë numri 1 në botë në tenisin e femrave.

Tenistja kazake me origjinë ruse, aktualisht numri 2 në botë, mposhti në çerekfinale kinezen Qinwen Zheng, ish-numrin 4 të renditjes Wta. Fitore me përmbysje për Rybakina-n, pasi ndeshja përfundoi me rezultatin 3-6, 6-1 dhe 6-4.

Me këtë fitore Elena Rybakina është e sigurt në vendin e parë prej së hënës, pavarësisht se si do të përfundojë turneu amerikan. Ajo do të kalojë në renditjen botërore bjellorusen Aryna Sabalenka. Në gjysmëfinale kazakja do të ndeshet me amerikanen Coco Gauff.