Mertens thumbon Sarrin: Më bukur të fitosh me Napolin apo me Juven?

Kalimi i Mauricio Sarrit te Juventus shkaktoi zemërim te tifozët e Napolit, por solli pakënaqësi edhe te lojtarët sic është rasti i Dris Mertens. Futbollisti belg e ka pranuar vetë këtë gjatë një interviste të tij në radion Kiss Kiss.

‘U gëzova shumë kur Sarri fitoi Europa League-tha Mertens-mua më ka dhënë gjithnjë shumë, e pashë futbollin në mënyrë tjetër falë tij dhe e vlerësoj shumë. Duhet të them të vërtetën; më vjen keq, ka folur gjithnjë mirë për Napolin dhe kalimi te Juventus është zgjedhja e tij. Tani është kundërshtari yne, por shpresoj që të vijë ende këtu dhe të na përshëndesë në dhomat e zhveshjes’

Por Mertens nuk ngurroi të lëshojë një thumb në drejtim të ish trajnerit të tij.

‘Fitorja e titullit me Napolin nuk do të kishte të krahasuar dhe precedentë-vijoi Mertens-dua të pyes Sarrin nëse është më bukur të fitosh me Juventusin apo me Napolin?

Duke qëndruar te cështja e titullit kampion të Italisë, Mertens preferon që të qëndrojë i kujdesshëm.

‘Duhet të stërvitemi mirë dhe të japim gjithnjë maksimumin, por duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Sezonin e fundit e mbyllëm shumë larg Juventusit, është e nevojshme të bëjmë më mirë. Klubi po rritet, duhet të jemi të lumtur. Vitin e kaluar goditëm në shenjë me blerjen e Fabian Ruiz, shpresojmë të vazhdojmë kështu-tha në intervistën e tij Dris Mertens

sfidanti.al