Meksike, Maradona merr karton te kuq, por Dorados eshte fitues

Diego Armando Maradona dhe Dorados jane vetem nje hap larg lavdise. Skuadra e drejtuar nga El Pibe De Oro fitoi ndeshjen e pare finale te Playoffit me Atletico San Luis per ngjitjen ne Divizionin e Pare te kampionatit meksikan me rezultatin 1-0. Nese do t’ia dale mbane, Dorados do te kete nje arritje historike duke qene se ne momentin qe drejtimin e kesaj skuadre e mori Maradona, ajo ndodhej ne vendin e 13 te klasifikimit.

Sfida e dyte do te jete ajo ku do te vendoset skuadra fituese, por Maradona nuk do te jete ne te. Kjo sepse trajneri i Dorados, ne minuten e 93 u perjashtua nga arbitri per protesta ne drejtim te trajnerit te skuadres kundershtare dhe arbitrit te katert dhe polemikat me gazetaret vijuan edhe pas perfundimit te ndeshjes. ‘Jam ne finale dhe jo me pushime sic keni thene ju-iu drejtua Maradona gazetareve.

Sfidanti.al