Mbape, “telefonatë” Realit, nuk rinovon me Paris SG

Që një ditë do të largohej, dhe që Parisin e quante thjesht një etapë rritjeje në karrierë, kjo nuk dyshohej aspak. Gjithsesi, duket se po përcaktohet edhe koha se kur Kilian Mbape do të largohet nga PSG. Sulmuesi 20-vjeçar mësohet se ka hedhur poshtë “uverturat” e klubit për rinovim të kontratës, një sinjal i qartë se ai e ka mendjen të ndarë për të ikur.

Kjo mund të quhet një “telefonatë” për Realin, por nga ato ftesa me “telekomandë”, pasi transferimi nuk besohet se mund të kryhet këtë vit. Mbape ka edhe 3 vjet kontratë me Paris SG, dhe presidentit Al Helaifi i mbetet të paktën edhe një sezon për të vendosur “veton”. Verën e ardhshme, ku do të ketë vetëm 2 vjet kontratë, PSG do të jetë i detyruar të bisedojë me Realin apo me cilindo klub tjetër që do të kërkojë kampionin e botës. Për momentin, thuhet se njihet edhe vlera e kartonit të Mbapesë, 230 deri në 250 milionë euro.

Sfidanti.al