Edhe francezi Valbuena në listën e atyre që argëtohen me “vdekjet”

Olimpik i Lionit ka përgënjeshtruar lajmin për vdekjen e Matje Vlabuenës. Të dielën, lajmi i kobshëm për futbollistin e njohur francez kishte pushtuar rrjetet sociale, aq sa po shfaqej si i vërtetë.  Klubi i Lionit  ka qënë i detyruar për të ringjallur të vërtetën: “ Valbuena për fatin e mirë është gjallë, në të kundërt të atyre që përhapin njoftime të tilla të pabazuara”.  Kështu ka shkruar klubi francez në Tëiter, por kjo nuk do të thotë se frenohet loja me lajmet funerale.

Nuk është e para e as e fundit që në rrjete sociale “vdesin” personazhe të njohur nga bota e futbollit.  Edhe për futbollistin e Uest hemit, Dimitri Paje,  në muajin gusht, ka qarkulluar njoftimi sikur francezi nuk jeton më. Pyetja që bëhet shpesh është e tillë: cili është përfitimi nga lajme të tilla të kobshme? Nuk mjafton vetëm topi për të argëtuar, por edhe një lojë e rëndë, aspak e moralshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *