E paska gënjyer Ançeloti futbollistin e tij Gamiero

Sulmuesi i Atletico Madridit, Kevin Gameiro, i cili ishte pjesë e Paris Saint-Germain nga viti 2011/2013 kur trajner ishte Carlo Ancelotti, ka thënë se italiani nuk është njeri i fjalës, përcjell Gazeta Express.

“Në fund të sezonit të parë, unë shpreha dëshirën të largohem – pasi nuk po gjeja hapësira. Por, Ancelotti më ndaloi dhe më tha se do të kem edhe unë minuta. Prita të ndodhë kjo, por ai nuk e mbajti premtimin”, tha Gameiro.

“Kundër Valencias, në maj të 2013, Ibrahimovic u ndëshkua me të kuq, derisa unë nuk isha titullar. Shkova në zyrën e tij të flasë për këtë. Ai më dëgjoj qetë, por pas saj prapë asgjë nuk ndryshoi”, deklaroi Gameiro. /Express/