S’do ishte Zidan? Trajneri do të quhej Venger

Real Madridi ka shqyrtuar mundësinë që ta emërojë në krye të klubit trajnerin Arsen Venger para se t’i besonin këtë punë Zinedin Zidanes. Daily Mail ka bërë të ditur se kur Rafa Benitez u shkarkua në janar, trajneri i Arsenalit, Arsene Venger, i cili kërkohej edhe më parë nga ‘Los Blancos’, ishte në listë për ta zëvendësuar spanjollin.
Në fund Reali ia besoi këtë detyrë legjendës së klubit Zinedin Zidane,, i cili i drejtoi ata drejt triumfit të 11 në Ligën e Kampionëve, teksa fituan edhe Superkupën e Evropës dhe në dhjetor do të luftojnë edhe për Kupën e Botës për klube.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *