Shikoni grushtin e Nejmarit ndaj rivalit, sa do të dënohet?

Ndodh edhe në vendet e quajtura “demokratike” të Bashkimit Europian që drejtësia të përthyhet sikur kalon në ndonjë prizëm qelqi. Nuk dihet nëse do të ndodhë kështu me Nejmarin, pas asaj që i kapën kamerat dhe fotografët në përfundim të ndeshjes ndaj Valencias. Siç njofton gazeta “Marka”, sulmuesi i Barcelonës e vazhdoi sherrin verbal me mbrojtësin vendas, Ruben Vezo, duke arritur edhe ta godiste me grusht, ndërsa po kalonin në tunelin që i dërgonte në ambientet e brendshme të stadiumit “Mestaja”.

Ishte kamera e “La Sekstas” që kapën momentin që mund ta fundosë yllin brazilian. Besohet se Kodet e Disiplinës duhet të jenë të ashpër edhe në Spanjë, jo vetëm në Shqipëri, vetëm nuk dimë nëse do të lexohen drejt sipas pamjeve televizive, apo komisionet do të mbështeten tek relacionet e njerëzve të Federatës dhe të gjyqtarit, që ndoshta mund të mos kenë parë asgjë!

B. Kuka