Serhio Ramos në Pamplona – “Zotëria 500″

Kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos, sot, do të përkujtojë një jubile spcial, pasi ai do të luajë ndeshjen e 500-të me bluzën e ekipit “mbretëror”. Lideri i kampionatit spanjoll, sot në mbrëmje, do të luajë në Pamplona, ku do të masë forcat me Osasunën dhe, sigurisht, që Ramosi pret triumfin e ekipit të tij. “Reali i Madridit, në çdo ndeshje, synon vetëm që të fitojë. Dhe unë jam i bindur se ne do ta arrijmë atë, sepse cilësia që ne zotërojmë, na lejon që të kemi këtë bindje. Sigurisht që të luash ndeshjen e 500-të me klubin më të madh të botës nuk është një gjë e vogël. Kjo ndeshje është e veçantë për mua dhe nga bashkëlojtarët e mi pres që ata të më bëjnë një dhuratë – fitoren në ndeshjen e sotme”, vuri në dukje Serhio Ramosi.

Sfidanti.al