Shkëndija e Tetovës, me të vërtetë, pësoi një shkaterrim të plotë në një nga ndeshjet miqësore të fundit, para vazhdimit të kampionatit të Maqedonisë, duke pësuar një humbje të thellë 1-8 (1-6) në Sofie nga CSKA-ja e kryeqytetit bullgar. Në këtë ndeshje, në fakt, Shkëndija mbeti shumë shpejt pa një lojtar, pas nxjerrjes me të kuqe të Besmir Bojkut qysh në min. e 5-të, pasi ai goditi pa top një lojtar kundërshtar. Të parët kaluan në avantazh tetovarët me anë të Ibrahimit në min. e 16-të. Por, me pas, filloi “përmbytja” e kuqëzinjve, duke pësuar, madje, gjashtë gola brenda 15 minutave! Në këto kushte, “strategu” i Shkëndijës, Tomas Bërdariç, duhet “të thellohet në mendime” sesi do të luajë ekipi tetovar në pjesën e mbetur të sezonit të kampionatit maqedonas.
Sfidanti.al