Mijatoviçi kritikon me forcë Zidanen, madje “ i shkul” fort veshin!

Ish-futbollisti dhe, tani, drejtor te Reali i Madridit, Predrag Mijatoviç, bëri disa kritika të ashpra në adresë të klubit “mbretëror”, mbas eliminimit të turpshëm të tij në Kupën e Mbretit nga Leganesi. Mijatoviçi i “tërhoqi veshin” Zidanes, sepse ky i fundit nuk tregoi respekt ndaj konkurrimit të dytë më të rëndësishëm në Spanjë, Kupës së Mbretit, ndërsa kritikoi edhe mënyrën e lojës së Realit gjatë të gjithë pjesës së deritanishme të sezonit të tanishëm.

“Ky konkurrim (Kupa e Mbretit) meriton më shumë respekt. Unë, gjithnjë, preferoj që të shoh formacionin e parë në fushë, por, tani, duket se është bërë e modës që të luash me rezerva në Kupë”, i deklaroi Mijatoviçi medias spanjolle, duke shtuar se, “mbas një humbjeje të tillë, nuk duhen kërkuar fajtorët, por duhet të bëhet një analizë e thellë. E vetmja mënyrë që sezoni të shpëtohet, është eliminimi i PSZH-së në Ligën e Kampioneve”, theksoi Mijatoviçi.

Sfidanti.al