Heroizem bask ndaj Barcelonës, mbahen fort dhe fitojnë me 9 vetë

Athletic Bilbao ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë në Copa del Rey

Skuadra e Athletic Bilbaos ka shënuar fitore të madhe ndaj Barcelonës me rezultat 2:1, në ndeshjen e parë të Copa del Rey.

Bilbao ndeshjen e mbylli me 9 lojtarë, pas përjashtimit të Raul Garcia dhe Iturraspe, por arriti që ta ruaj rezultatin.

Golat për Bilbaon i shënuan Aduriz dhe Villiams, ndërsa për Barcelonën golin e vetëm e shënoi Messi nga gjuajtja e lirë.

Kujtojmë se Barcelona ende ka mundësi që të kaloi tutje, pasi javën e ardhshme e pret Bilbaon në Camp Nou