Kupa Libertadores; rikthehet Superclasico; Boca-River në gjysmëfinale

Pas 12 muajsh historia në Kupën Libertadores përsëritet. Boca Juniors dhe River Plate që vitin e kaluar u bënë protagoniste të një finaleje të zhvilluar nën shoqërinë e dhunës, do të vihen sërish përballë njëra tjetrës në këtë kompeticion, këtë radhë në fazën gjysmëfinale, për t’u dhënë jetë një Superclasico që premton shkëndija

Sfida e parë mes dy ekipeve më të njohura të futbollit argjentinas do të zhvillohet në Monumental në 1 tetor, ndërsa ajo e kthimit në Bombonera në 22 tetor. E para që preu biletën për në gjysmëfinale të Kupës Libertadores është Boca Juniors i debutuesit Daniele De Rossit që mundi LDU të Quitos me rezultatin e përgjithshëm 3-0(3-0 në ndeshjen e parë, 0-0 në atë të kthimit). Ndërsa në mbrëmjen e së enjtes ishte radha e River Plejtit të sigurojë kualifikimin për në gjysmëfinale pasi eliminoi Serro Porteno pasio fitoi 2-0 në ndeshjen e parë, ndërkohë që ajo e kthimit u mbyll 1-1.

Tashmë në Argjentinë ka filluar numërimi mbrapsht për Superclasicon e ri që do t’i mbajë të gjithë në ankth sepse kujtimi i ngjarjeve të shëmtuara të finales së vitit të kaluar kur u shfaq dhuna në rrugët e Buenos Airesit sa detyroi CONMEBOL të spostojë sfidën e parashikuar të Monumentalit, në Madrid, është ende i freskët.

Vitin e kaluar triumfoi River Plate dhe te Boca Jr tani po ndjejnë shijen e hakmarrjes, por trajnerin Marselo Gajardo nuk do të jetë kështu. Sipas tij nuk do të jetë e njëjta histori pasi këtë radhë bëhet fjalë për një gjysmëfinale. Ai shtoi se këtë radhë shpreson që gjithcka të shkojë pa probleme e të mos ketë incidente.
Boca dhe River u përballën në gjysmëfinale të Kupës Libertadores edhe në vitin 2004 dhe në atë kohë ajo që fitoi ishte Boca pas serisë së penalltive ku vendimtar u bë gabimi i Maksi Lopez

sfidanti.al