Ka ndryshime, ja logoja e re e Interit; është kërkesa për trademark

Inter është gati të ndryshojë logon e tij dhe pas zërave të javëve të fundit, në internet rezulton kërkesa për trademark me logon e re të klubit zikaltër. Brandi i ri i milanezëve ka në përbërje shkronjat e stilizuar ‘I’ dhe ‘M’ që do të thotë Internacionale Milano, ndërkohë që janë zhdukur shkronjat ‘F’ dhe ‘C’ .

Shkronjat ‘I’ dhe ‘M’ janë të bardha në një sfond ne formë rrethore me ngjyrë blu e kufizuar me një shirit me ngjyrë të zezë.

Sfidanti.al