Guardiola blindon Foden: Nuk e shesim as për 500 milionë

Fil Foden po fiton zemrat e të gjithëve. Futbollisti I talentuar 19 vjecar, që ka mahnitur edhe trajnerin e tij te Mancester Siti, Pep Guardiolën duket se është I destinuar të shkojë larg në karrierën e tij. Paraqitjet e tij në fushën e lojës kanë ngjallur jo pak interesin e klubeve evropiane, por trajneri katalanas I Citizens, I shuan menjëherë zërat e merkatos për talentinm e skuadrës së tij.

‘Nuk ishte rastësi që I ofruam Foden rinovimin e kontratës-tha Pep Guardiola për tabloidin ‘The Sun’-është I vetmi lojtar që nuk do të shitet në asnjë moment edhe sikur për të të vijë ndonjë ofertë prej 500 milionë Eurosh. Fil nuk do të shkojë asgjëkundi, është Mancester Siti’.

Për Guardiolën, Foden është pasuesi ideal I David Silvës që ka bërë historinë te Citizens.

‘Kur David Silva të largohet, do të dimë me saktësi kush do të jetë magjistari ynë I ri-vijoi Guardiola-është rritur me ne dhe është I destinuar të jetë një lojtar I shkëlqyer. Një gjë është e qartë; Foden ka një vend në skuadrën tonë të parë’.

Sfidanti.al