Gjermani, për Wolfsburgun gjithcka është thuajse normale, rinis stërvitjen

Wolfsburg ditën e hënë iu rikthye seancave stëvitore për t’u përgatitur për rifillimin e Bundesligës e programuar për në 2 prill. Futbollostët e skuadrës gjermane u takuan në Volkswagen Arena duke zbatuar të gjitha masat kundër përhapjes së coronavirusit të parashikuara nga klubi.

Përpara se të hyjnë në fushë, ata matën temperaturën, ndërsa mbledhja teknike u zhvillua në zonën mix të stadiumit në mënyrë që lojtarët të respektonin distancat sociale me njëri-tjetrin. Më pas skuadra u nda në 4grupe me nga një dhomë zhveshje në dispozicion secili që me turne kryen stërvitje në palestër, ndërkohë që u pezullua séanca atletike, kurse stërvitja me topin nuk ishte në program. Për të ulur akoma më shumë rrezikun nga përhapja e Covid-19 te futbollistët dushet u dezinfektuan menjëherë pas përdorimit

‘Bundesliga duhet të nisë në 2 prill-shpjegoi Administratori I Deleguar I Wolfsburgut, Schmadtke-edhe pse nuk na duket realiste, duhet të përgatitemi për këtë’

Por në rrjetet sociale janë të shumtë që kritikuan nismën e Wolfsburgut: ‘Ju duket dicka e përgjegjshme ajo që po bëni? Duhet të jepni shembullin-është ky toni I pjesës më të madhe të mesazheve.

Sfidanti.al