Fernando Tores pas 18 vitesh eksituese..e ndau mëndjen!

Futbollisti i njohur spanjoll, Fernando Tores, vendosi t’i japë fund karrierës në fushë. Ky ish-lojtar i përfaqësueses spanjolle që aktualisht luan me klubin japonez Sagan, shkroi ne rrjetet sociale:

“Mbas 18 vitesh eksituese, ka ardhur koha që unë t’i jap fund karrierës sime në fushë”, deklaroi Toresi që karrierën e tij e ka filluar tek Atletiko e Madridit, ndërsa më pas luajti me Çelsin, Liverpulin, Milanin, përsëri me Atletikon dhe në fund luajti në Japoni. Ai ka luajtur në 110 ndeshje me përfaqësuesen spanjolle.

Sfidanti.al