Faleminderit Chelsea!Diego Costa, mesazh lamtumire londinezëve

Pas 3 sezoneve, Diego Costa i tha përfundimisht lamtumirën skuadrës së Chelseat për t’u kthyer në shtëpinë e tij, te Atletico Madrid. Sulmuesi i përfaqësueses spanjolle dha një mesazh lamtumire në drejtim të tiufozëve dhe drejtesve të kampionëve të Anglisë duke shprehur mirënjohjen ndaj tyre.

‘Disa cikle fillojnë, ndërsa disa të tjerë përfundojnë. Cikli im te Chelsea nisi 3 vjet më parë, ishin tre vjet që nuk do t’i harroj kurrë. Dy tituj në Premier League, një Community Shield, 120 ndeshje, 59 gola e 24 assist. Pas te gjitha këtyre, cikli u mbyll dhe jo në mënyrën më të mirë të mundshme. Tifozët e mrekullueshëm të Chelseat, shokët e skuadrës dhe personeli klinik, administrativ e logjistik do të jenë fgjithnjë në zemrën dhe mendjen time. do të jem përkrah tyre në cdo moment. Faleminderoj Chelsean për gjithcka-shkruante diego Costa në profilin e tij në rrjetet sociale.

sfidanti.al