E pabesueshme në Arabinë Saudite; VAR nuk funksiononte sepse…po karikohej një celular

Dicka e pabesueshme ndodhi në futbollin e Arabisë Sudite në ndeshjen mes Al Nassr dhe Al Fateh dhe protagonist u bë një punonjës I stadiumit, celulari I tij dhe sistemi VAR

Në një moment të kësaj sfide, ndeshja u ndërpre dhe arbitri u kërkua në anë të fushës për t’u konsultuar me VAR për të korrigjuar një gabim dhe deri këtu nuk ka asnjë gjë të jashtëzakonshme, vetëm se në atë moment sistemi nuk po funksiononte dhe arsyeja është vërtet absurde.

Sipas ESPN, një prej punonjësve të fushës kishte hqeur nga priza pak minuta më parë monitorin e sistemit VAR për të karikuar pikërisht telefonin e tij celular duke e penguar arbitrin e ndeshjes të shohë imazhin e episodit për të cilin u ndërpre ndeshja, një skenë kjo e pabesueshme, por që ka ndodhur me të vërtetë

Sfidanti.al