E pabesueshme: Futbollisti i Liverpulit operohet nga një.. pickim insekti!

Mbrojtësi i majtë mjaft i mirë i Liverpulit, Endrju Robertson, që ishte një nga lojtarët kyç të “të kuqve” në marshimin e tij triumfues drejt titullit të Ligës së Kampioneve, përfundoi në spital, më saktë në sallën e operacionit, për shkak të pickimit të një mushkonje ose merimange!

Mbas pickimit, dora e futbollistit skocez të mësipërm u infektua në atë masë, sa u desh një ndërhyrje kirurgjikale. Sidoqoftë, tani ai është mirë, megjithëse dorën e ka të fashuar, dhe pritet që ai të marrë pjesë në stërvitje ditët e ardhshme.

“Ai nuk pati fat. E pickoi diçka, ndonjë mushkonjë apo merimangë dhe iu infektua dora”, deklaroi shkurt trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop.

Sidoqoftë, pavarësisht nga sa më sipër, futbollisti i lartpëmendur 25-vjeçar do të kthehet shumë shpejt në stërvitje dhe do të udhëtojë me ekipin në SHBA, ku do të zhvillojë një turne përgatitor.

Sfidanti.al