E kerkon Ancelotti, Emre Can drejt Evertonit?

Emre Can mund të kthehet në Premier League dhe në qytetin e Livepoolit ku jetoi për 4 vjet. vetëm se këtë radhë ai me shumë mundësi do të veshë fanelën e Evertonit, rivalit të skuadrës së The Reds të Jurgen Klopp. Sipas tabloidit ‘Mirror’, është vetë trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti  që kërkon të ketë nën urdhrat e tij mesfushorin e Juventusit që në këtë sesion të merkatos.

Gjithnjë sipas ‘Mirror’, për këtë arsye ‘Toffees’ janë gati të paraqesin në zyrat e Zonjës së Vjetër një ofertë për Emre Can prej rreth 35 milionë Eurosh. Ajo që mbetet të kuptohet është nëse Emre Can do të tradhëtojë të kaluarën e tij te Liverpooli dhe të kalojë te Evertoni duke qenë se në të kaluarën kishte deklaruar se nuk do të shkonte kurrë në manchester për respekt të The Reds.

Ajo që dihet me siguri është se futbollisti dëshiron që të luajë me cdo kusht duke qenë se këtë verë është edhe Evropiani i futbollit, kompeticion të cilin ai nuk dëshiron kurrsesi që ta humbasë. Nga ana tjetër, Juventus nuk ka ndërmend ta humbasë atë, përvec rastit kur për të të vijë ndonjë ofertë e konsiderueshme dhe ajo e Evertonit mund të konsiderohet e tillë, pasi do të garantonte një lëvizje me fitim për Juventusin.

sfidanti.al