Debutimi i Ljuis Kuk me Angline lumturon gjyshin e tij; fitoi 17 mijë Paund

Ljuis Kuk bëri debutimin e tij me përfaqësuesen angleze por ai që ishte më shumë i lumtur për këtë fakt ishte gjyshi i tij Trevor Burlingam pasi përfitoi 17 mijë Paund nga aktivizimi i nipit të tij në minutën e 71 të sfidës. Burlingam e vendosi bastin për debutimin e futbollistit në vitin 2014 dhe koeficienti ishte 34.

Sigurisht ishte një bast i guximshëm ai i Trevor Burlingam, por që në fund rezultoi fitues. Në momentin që gjyshi i Kuk vendosi bastin për të futbollisti ishte vetëm 17 vjec dhe ishte pjesë e skuadrës së Lidsit ku nisi edhe karrierën. Në vitin 2016, kuk u transferua te Bërnmuth dhe 2 vjet më pas u vu nën urdhrat e trajnerit të Tre Luanëve, Garet Sauthgejt.

sfidanti.al