Coronavirusi; është mbi 70 vjec karantinë e detyruar për Roy Hodgson?

Roy Hodgson shfaqet hija e karantinës. Ish trajneri I Interit dhe përfaqësueses angleze mund të shtrëngohet  të vetizolohet në kuadër të masave të marra nga qeveria britanike për personat mbi 70 vjec. Kjo do të thotë se Hodgson që e ka kaluar këtë kufi moshe mund të mos vazhdojë të stërvisë Crystal Palace kur të rinisë Premier League Angleze.

Kryeministri britanik Boris Johnson në fakt u ka kërkuar të gjithë personave mbi 70 vjec që të evitojnë cdo kontakt social të panevojshëm një vendim që u konfirmua edhe nga Ministri I Shëndetësisë, Matt Hancock që I këshilloi të moshuarit e brishtë që të qëndrojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur në shtëpi për t’u mbrojtur nga coronavirusi.

Roy Hodgson, që është 72 vjec është trajneri më I moshuar në Premier League dhe është në grupmoshën që ka rrezikun më të lartë për t’u prekur nga Covid-19. Por për momentin, Crystal Palace nuk ka ndërmarrë asnjë masë dhe sipas Daily Mail, përderisa bëhet fjalë për këshillë  dhe jo ndalim qarkullimi, Hodgson do të stërvisë rregullisht skuadrën në momentin kur ato do të rinisin.

Sfidanti.al