Coronavirus, apeli I Ronaldos: Luani në shtëpi, luani për botën

‘Luani në shtëpi, luani për botën-Cristiano Ronaldo zbret sërish në fushë në betejën kundër coronavirusit me yllin portugez të Juventusit që bëri një tjetër apel për të mundur të gjithë së bashku Covid-19.

‘Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të luani për miliona persona në botë, tani e keni shansin-shkruante në një postim të tij në rrjetet sociale.

Cristiano Ronaldo aktualisht ndodhet në Madeira ku po kryen periudhën e izolimit pas pozitivitetit të Ruganit. 35 vjecari udhëtoi në drejtim të vendlindjes pas lajmit të goditjes nga iktusi të nënës së tij, Dolores. Kjo e fundit ka dalë nga spitali ku ishte shtruar dhe është kthyer në shtëpi

Sfidanti.al