Mikel vjedh petkun e orakullit: Çelsi do ta eliminojë Barcelonën!

Xhon Obi Mikel që 11 vite të karrierës së tij luajti me bluzën e Celsit (2006-2017), vuri në dukje se “blutë” e Londrës do ta eliminojnë Barcelonën nga Champions-i. “Unë kam luajtur 11 vite me Celsin dhe këtë gjë unë do ta mbaj mend gjatë të gjithë jetës. Sigurisht që vazhdoj që ta mbështes Celsin dhe shpresoj se ai do të kalojë në fazën tjetër. Kam besimin se Celsi ‘do ta nxjerrë nokaut’ Barcelonën, madje, në fushën e saj, ashtu sikurse ne bëmë, më 2012”, tha Mikeli që, tani, luan në Kinë.

Sikurse dihet, ndeshja e parë mes Çelsit dhe Barcelonës, në Londër, përfundoi në barazim 1-1, kështu që, tani, ndeshja revansh do të luhet në “Kamp Nou”. Sa për kujtesë, më 2012, Çelsi, në ndeshjen e parë fitoi 1-0, kurse në ndeshjen e dytë arriti barazimin 2-2, ndërsa ishte në disavantazh 2-0.

Sfidanti.al