Majkëll Oliver, “adoleshenti” i Premier Ligës qëdha penallti për Realin

Dy vendime tepër të guximshme në sekondat e fundit, që vendosën fatin e një sfide. Majkëll Oliver lavdërohet nga mediat britanike si gjyqtar me kurajë, pasi përballoi “ferrin” në “Santiago Bernabeu”, ndërsa dha një penallti për Realin dhe një karton të kuq për Xhanluixhi Bufonin në duelin e dytë çerekfinal në Champions. Ish-bilbili i shquar anglez, Graham Poll, e quajti dhënien e penalltisë sit ë drejtë.

Vetëm 33 vjeç, ai është arbitri i dytë më i ri në listën e gyqtarëve të Premier Ligës, ndërsa pritet që në të ardhmen e shpejtë të jetë i përzgjedhur për në Kupën e Botës. Oliver u përfshi në grupin e gjyqtarëve-elitë të UEFA-s vetëm në janar, ndaj edhe përvoja në Championsi ishte e kufizuar, me vetëm ndeshjen e dytë mes Beshiktashit e Bajernit.

Ai e nisi arbitrimin që kur ishte 14 vjeç, ndërsa në gusht të 2010-ës u bë gjyqtari më i ri kryesor në historinë e Premier Ligës, në moshën 25-vjeçare. Ai u cilësua nga Xhanluixhi Bufon si “vrasës dhe njeri që në vend të zemrës kishte një kazan plehrash”, diçka që mund t’i ndodhë çdo gjyqtari. Në Premier, ai u cilësua si “bir k…” nga Angel Di Maria i Mançester Junajtidit, ndërsa Zhoze Murinjo, po i Junajtidit, e quajti me sarkazëm si “arbitër me potencial të madh” pasi dha dy të verdha shpejt e shpejt ndaj Ander Herrerës.

Sfidanti.al