Bajerni thotë: Real, t’i gëzosh 55 milionët për Hamesin!

Pavarësisht se kush do të jetë trajner sezonin e ardhshëm, tek Bajerni kanë vendosur. Hames Rodrigez nuk do të kthehet në Madrid, dhe për të do të paguhet çmimi i duhur. Klauzola e kolumbianit mesa duket është 42 milionë euro, aq sa duhet të jetë marrëveshja mes klubeve kur u bë huazimi, dhe presidenti Uli Hënes nuk po tregohet aspak “kurnac si një gjerman”, por është gati të japë paratë.

Jo vetëm kaq, por kontrata e huazimit parashikon edhe pagesën e 13 milionë eurove për dy vjet që Hames u dha “me qira” nga Reali për në Mynih. Shifra e plotë për t’u paguar është pra 55 milionë euro, por ylli i Kolumbisë ka bindur këdo për vlerën e tij, si dhe ka bindur veten se e ardhmja e tij është në “Alianc Arena”, jo në “Santiago Bernabeu”.

Sfidanti.al