Çfarë halli ka Maradona? “Për mua vetëm gënjejnë dhe gënjejnë”!

Lajmet më të fundit thonë se futbollisti legjendar argjentinas, Diego Armando Maradona, mund të ketë Alchajmer. Në fakt, mbasi dha dorëheqjen si trajner i klubit meksikan Dorados, ai është mbajtur në spital me dyshimin se ka simptoma të sëmundjes së mësipërme.

Avokati i tij, Matias Morla, i hodhi poshtë këto lajme, duke theksuar se Diego po mbahet nën mbikëqyrje në spital, sepse së shpejti do të operohet në shpatull dhe në gju.

Vetë Maradona, shumë i nxehur, shkroi në rrjetet sociale: “Për mua vetëm genjejnë dhe gjenjejnë. Thonë se unë kam Alzhajmer, por ata nuk e dinë se ç’do të thotë kjo fjalë. Njerëzit me alzhajmer vdesin, kurse unë nuk po vdes. Disa gazetarë vetëm se duan të më bëjnë keq mua dhe të afërmëve te mi”.

Sfidanti.al