Ç’e ka gjetur  Maradonën, ka ofenduar Trampin dhe s’i japin vizë!

Diego Maradona e ka të ndaluar që të hyjë në SHBA, sepse legjenda e futbollit argjentinas ka ofenduar presidentin Donald Tramp. Në një intervistë në emisionin “Buenos Dias Amerika”, avokati i Diego Maradonës shpjegoi prapaskenën e të gjithë historisë. Futbollisti i famshëm argjentinas, i ftuar në një program të televizionit venezuelas “TeleSur”, i pyetur lidhur me atë se çfarë mendon ai për presidentin amerikan, Donald Tramp, deklaroi se “Donald Trampi është çirolita”!

Kjo fjalë përbën një ofendim banal në Argjentinë dhe u drejtohet njerëzve që nuk mund të veprojnë vetë, por udhëhiqen nga të tjerët si kuklla ose marioneta. Diego Maradona duhej që të shkonte ne SHBA, ku pritej të paraqitej në një proces gjyqësor kundër ish-bashkëshortes së tij Klaudia Vilafanje që  ka blerë një pronë me mbiemrin e saj të vajzërisë, ndërkohë që ishte e martuar me Maradonën.

“I thashë atij: ‘Diego, të lutem, mos thuaj asgjë për SHBA-në’, sepse unë e di sesi shkojnë këto punë, por ai nuk më dëgjoi dhe iu përgjigj pyetjes së çfarë mendonte për presidentin amerikan, duke vënë në dukje se Trampi është një çirolita dhe, kështu, kërkesa jonë për vizitë përfundoi në ‘bodrum’”, theksoi Matias Morla, agjent i Maradonës.

Sfidanti.al