Ç’dëgjon në tokën e futbollit, gjyqtari ndalon ndeshjen që lojtarët të falen!

Një nga gjyqtarët më të njohur në Angli dhe botë, Mark Klatenburg, që ka gjykuar një numër të madh ndeshjes në Premier Ligë dhe, momentalisht, “ndan drejtësinë” në Arabinë Saudite, pardje, gjykoi ndeshjen e kupës së këtij vendi arab mes ekipeve Al Feih dhe Al Fateh.

Në fillim të shtesës së kësaj ndeshjeje, u dëgjua ezani (thirrja për falje), kështu që gjyqtari, sapo e dëgjoi atë, e ndaloi ndeshjen që rifilloi, menjëherë mbas përfundimit të faljes. Sa për kujtesë, myslimanët, si rregull, i ndërpresin të gjithë punët e tyre gjatë kohës së faljes, ndërsa duket qartë se këto praktika i ka mësuar edhe gjyqtari anglez që, në rastin konkret, fitoi respektin e të pranishmëve.

Sfidanti.al