CAS vendos për Celsin; reduktohet dënimi I bllokimit të merkatos

Celsi merr lajme të mira nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Ky institucion vendosi që të reduktojë dënimin e bllokimit të merkatos së Bluve të Londrës në dy sesione të tij, në vetëm 1 sesion me Celsin që u dënua nga FIFA në muajin shkurt për thyerje të normave të transferimit të futbollistëve nën 18 vjec.

Në fakt gjatë muajve të verës, klubi londinez nuk  mundën të ndërhyjnë në merkato për të bërë përforcimtet e tyre, por gjërat do të ndryshojnë në sesionin e muajit janar ku ata do të kenë mundësi të veprojnë dhe të blejnë futbollistë.

‘Dënimi I parë ishte shumë I ashpër-theksohej ndër të tjerat në komunikatën e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv-dënimi me bllokim të merkatos në vetëm 1 sesion të tij është më I ekuilibruar’.

Ky vendim I CAS do të thotë se edhe gjoba financiare që do të duhet të paguajnë Blutë e Londrës, reduktohet dhe shkon në 300 mijë Franga Zvicerane, nga 600 mijë që ishte në fillim.

Sfidanti.al