Ndërprerja e Bundesligës? Kushton të paktën 680 milionë euro!

Në Gjermani janë duke vepruar pak më ndryshe sesa në vendet e tjera, dhe ndeshjet e Bundesligës po shihen rast pas rasti, nëse do të duhet të luhen me tifozë ose jo. Rreziku i ndërprerjes së kampionatit dhe dështimit të sezonit ekziston, dhe e përditshmja “Bild” ka bërë një përllogaritje të përafërt të dëmit financiar që mund të sillte diçka e tilla. “Bildi” nxjerr përfundimin se humbjet e Bundesligës mund të arrijnë në 680 milionë euro.

Edhe duke u luajtur në kushtet e tanishme, pra pa tifozë ose me fare pak tifozë, humbjet do të ishin të mëdha. Fortuna e Dyseldorfit, që ka rreth 40 000 tifozë në stadium në çdo ndeshje, mund të kufizohet në 1 000, dhe kjo do të thoshte 700 000 euro të ardhura nga biletat për çdo ndeshje.

Sfidanti.al