Luka, a do t’i ngjash vallë gjyshit tënd të famshëm, Franc Bekenbauer?!

Hapat e parë në karrierë i hodhi pikërisht si paraardhësi i tij i lavdishëm. Luka, nipi i Franc Bekenbauerit, u huazua nga të rinjtë e Bajernit tek U19 e Shalkes, dhe pastaj në 2018 tek Hanoveri. Ai luajti aty për ekipin U23, dhe u paraqit kaq mirë saqë kishin plan ta merrnin në ekipin e parë. Gjithsesi, Luka Bekenbauer papritur kërkoi përfundimin e kontratës dhe vendosi të kthehej në Bavari.

Ai do të luajë për ekipin e kategorisë së … katërt, SV Hajmshteten (Heimstetten), duke hequr dorë nga statusi i profesionistit për t’u bërë sërish amator, por duke qenë shumë pranë shtëpisë së familjes së tij, vetëm 15 km larg. Duket se Luka nuk dëshiron të lerë vetëm të afërmit, që pas vdekjes së parakohëshme të babait, Stefan, në moshën 46-vjeçare. Ai është 19 vjeç dhe shpreson që në Bavari të jetë në vëmendjen e klubeve të mëdhenj, e pse jo, të bëjë karrierë tek Bajerni.

Sfidanti.al