“Kutinjo është “margaritar”, por Bajerni mund te këtë probleme”!

Është një ekspert televiziv që flet. Quhet Marsel Rajh (Marcel Reich) dhe analizon Bajernin e Mynihut, bashkë me blerjen e tij të fundit. “Filip Kutinjo është një transferim mbretëror, – thekson 69-vjeçari, – për mua, është braziliani më i mirë aktiv. Nejmari nuk mund të quhet aktiv, sepse ai po merret me gjëra të tjera. Gjithsesi, ekuilibrat në skuadër nuk bëhet më të lehtë me djem të tillë”.

Rajhu thekson se nuk është e lehtë për trajnerin Niko Kovaç që të kontrollojë dhe të drejtojë një skuadër me kaq shumë yje. “Kovaçi është një trajner ende mjaft i ri për një klub si Bajerni, dhe ai ka në “kabinë” një numër të madh lojtarësh me ego të madhe”, – sqaroi analisti. Problemi më i madh mund të quhet Zherom Boatengu, ish-mbrojtësi i kombëtares, që nuk luajti në ndeshjen kundër Hertës, dhe që është i pakënaqur.

Eksperti Rajh paralajmëron Bajernin që të mos ëndërrojë të realizojë mrekullinë e sezonit të kaluar. “Duhet të jenë bavarezët që të shkëputen 9 pikë, sepse nëse ndodh sërish si vjet, atëherë nuk do të ketë asnjë mënyrë për të rregulluar situatën”, – u shpreh ai.

Sfidanti.al