E thone ne Gjermani; Tuhel refuzoi Bajernin e Mynihut

Tomas Tuhel refuzoi te marre drejtimin e Bajernit te Mynihut sezonin e ardhshem. Lajmi behet i ditur nga e perditshmja gjermane ‘Bild’ sipas se ciles arsyeja eshte se Tuhel eshte ne kontakte me klube te tjera jashte Gjermanise.

Sipas kesaj te perditshmeje, klubi bavarez ka hyre ne kontakte me ish trajnerin e Borusia Dortmund qe nuk ka nje ekip qe nga viti 2017. Prej javesh po flitet per pasuesein e Hejnkes te Bajerni dhe Tuhel eshte konsideruar si nje prej kandidateve.

Tekniku veteran gjerman mori drejtimin e gjigandeve bavareze pas shkarkimit te Karlo Ançelotit dhe Bajerni po fluturon drejt ‘tripletes’ se famshme ashtu sic beri ne 2013 pikerisht me Hejnkes ne pankine. Bajerni i Mynihut e kryeson bindshem Bundesligen gjermane me 17 pike me shume se Shalke 04 e vendit te dyte.

Sfidanti.al