E  besoni apo driblon Levandovski: Nuk kam asnjë lidhje me Realin!

Golashënuesi më i mirë i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, i përgënjeshtroi lajmet e publikuara në media se, duke ndërruar agjentin e tij, ai synon që të transferohet te Reali i Madridit. Leva, sikurse i thonë shkurt Levandovskit, në fakt, ka angazhuar superagjentin Pini Zahavi, por një gjë e tillë, sipas tij, nuk ka asnjë lidhje me ndonjë largim të tij eventual nga klubi bavarez për te klubi madridas.

“Ndryshimi i agjentit nuk ka asnjë lidhje me spekulimin se unë do të mund të kaloj te Reali, nuk kam marr asnjë lajm nga Madridi, ndërkohë që nuk e di, nëse agjenti im ka ndonjë lajm nga atje. Media mund të shkruajë çfarë të dojë, kjo gjë nuk më intereson mua”, vuri në dukje Levandovski.

Sa i përket kësaj situate, u prononcua edhe trajneri i Bajernit, Jup Hajnkes, që tha: “Çdo lojtar e ka të lejuar që ta ndryshojë agjentin e vet, kjo nuk do të thotë asgjë për neve. Bajerni synon që t’i mbajë lojtarët tanë më të mirë”, vuri në dukje trajneri veteran gjerman.

Sfidanti.al