Bajerni ka një të ardhme të shkëlqyer, por dikush duhet ta paguajë çmimin!

Duket se te Bajerni i Mynihut është shtuar shumë “trafiku” i futbollistëve që vijnë edhe i atyre që ikin. Ardhja e lojtarit të ri, Leon Gorecka (marrëveshja e nënshkruar me të do të fillojë të zbatohet që nga 1 korriku), është në funksion të sigurimit të një të ardhmeje të shkëlqyer të Bajernit. Lojtarët kyç, Manuel Nojer, Robert Levandovski, Tomas Myler dhe Mats Humels, janë të lidhur me ekipin bavarez me marrëveshje kohëgjata dhe vështirë se ndonjëri prej tyre do të largohet, ndërkohë që pritet që, shumë shpejt, të fillojnë bisedimet për për vazhdimin e bashkëpunimit më Arien Robenin dhe Frank Riberin.

Po ashtu, në këtë klub po afrohet një “tallaz” i madh futbollistësh të talentuar me të ardhme të shkëlqyer, sidomos, në mesfushë: Kingsli Koman (21 vjeç), Serzh Gnabri (22), i huazuar nga Hofenhajmi deri në fund të sezonit, Korentin Toliso (23), ndërkohë që atje janë edhe futbollistët pak më “të vjetër”, Tiago Alkantara (26), Hames Rodrigez (26)…

Sa më sipër do të thotë se dikush do të largohet, pra, se dikush duhet të paguajë për këtë ardhme të ndritur dhe të parit, sipas gazetës “Bild”, shorti për t’u larguar i ka rënë Arturo Vidalit, pa përmendur disa të tjerë.