Finalja e Kupës së Botës 2026 ku Spanja mundi Argjentinën 1-0 ka qenë një sukses i vërtetë edhe për transmetuesit e këtij eventi në vendin iberik. Gjatë këtij takimi mesatarja e teleshikuesve kapi shifrën e 15,285,000 ndërkohë që ishin plot 19,168,000 telespektatorë të ndryshëm, të cilët u sintonizuan për ndjekur ndeshjen. Matjet e bëra kanë treguar se momenti kulminant ishte një minutë pas mesnate. Në orën 00:01 numri i teleshikuesve të sintonizuar në këtë ndeshje ishte 17,082,000. Sipas ekspertëve të matjes së audiencës në Spanjë kohët shtesë të këtij takimi janë eventi më i ndjekur në të gjithë historinë e televioznit spanjoll. Goli i Spanjës sintonizoi plot 16,973,000 teleshikues ndërsa për të ndjekur minutën e fundit të këtij takimi përpara ekranit ishin 17,050,000 mln teleshikues.

