Bukureshti u ngjall! 37 000 veta për të parë një ndeshje të kategorisë së 4-t ..

Bukureshti u ngrit i gjithë në këmbë dhe si shkas shërbeu një ndeshje e kategorisë së 4-t që, në fakt, vuri përballë dy klube “gjigantë” të dikurshëm, Steaua dhe Rapid, dy ekipe të kryeqytetit rumun. Ashtu sikurse edhe pritej, ky duel “dy gjigantësh të rrëzuar për tokë” u shoqërua me incidente dhe konfrontime të shumta mes tifozëve të dy ekipeve të lartpërmendur, ndërkohë që këtë ndeshje kishin ardhur për ta parë në stadium 37 000 veta!

Ndeshjen që u ndërpre disa herë, për shkak të atmosferës së elektrizuar dhe të tensionuar jo vetëm në tribunat e stadiumit, por edhe në fushë, e fitoi 3-1 Rapidi.

Sfidanti.al