Bufon, shfaqet ideja Porto; mund të zërë vendin e Kasijas

Xhixhi Bufon mund të vijojë karrierën e tij në fushën e lojës në Portugali te skuadra e Portos. Pas një sezoni të komplikuar te Paris Sën Zhermeni duke u larguar në përfundimin e tij, ish portieri i Juventusit mund të marrë vendin e mikut të tij Iker Kasijas i cili po rekuperohet nga një problem i madh kardiak. Kjo ide ka filluar të qarkullojë vetëm orët e fundit, kjo sepse Buffon me kalimin te Porto do të siguronte një tjetër pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve për të luajtur sërish një rol të rëndësishëm mes të mëdhenjve të kontinentit evropian

Me pak fjalë për Buffon këto ditë do të jenë akoma më të nxehta. Ish kapiteni i italisë nuk është ende gati për të lënë fushat e lojës dhe është vënë në kërkim të sfidave të reja dhe Porto mund të jetë zgjedhja e duhur dhe ndoshta edhe e fundit për të në nivele të tilla.

Klubi luzitan është vënë në kërkim të një portieri ekspert për të zëvendësuar Kasijas dhe Buffon e plotëson më së miri profilin e kërkuar nga portugezët.

sfidanti.al