Arsenali ka një problem; askush nuk e do Mesut Ozilin

Arsenali do të ketë shumë vështirësi për të bërë blerje këtë verë. Londinezët kanë në dispozicion vetëm 50 milionë Euro për të bërë blerje, shifër së cilës pritet t’i shtohen edhe ato që do të sigurohen nga shitjet e lojtarëve, por deri tani nuk është bërë asnjë lëvizje e tillë.

Në klub kanë filluar tashmë të bëhen llogaritë sesa mund të arkëtojnë nga largimi i disa prej lojtarëve ku në krye të listës qëndron Mesut Ozil. Mesfushori gjerman e ka humbur protagonizmin e tij në skuadrën e Unai Emeri dhe duke qenë se ai ka pagën më të lartë me 20 milionë Euro, shitja e kartonit të tij do të ishte dicka pozitive për Topcinjtë.

Pikërisht këtu qëndron edhe problemi për Arsenalin. Sipas asaj që publikohet te tabloidi ‘Daily Mail’, në zyrat e klubit londinez nuk ka ardhur ende asnjë ofertë për futbollistin dhe duke qenë se merkatoja e transferimeve në Angli mbyllet në 8 gusht, Arsenali ka filluar ta ketë me ngut shitjen e Ozilit. Por në të vërtetë asnjë skuadër nuk ka shfaqur interesin për të marrë një futbollist me pagë kaq të lartë sa Ozil dhe kjo ndoshta për faktin se ai nuk ka luajtur shumë ndeshje, ose për shkak të moshës së tij me gjermanin që tashmë është 30 vjec.

sfidanti.al