Akuza e mjekut francez: Lyon-Juventus, ‘sfida zero’ e coronavirusit

Juventus është ‘fajtori’ për përhapjen e coronavirusit në Francë në zonën e Lionit, të paktën ky është pretendimi I një mjeku francez sipas të cilit sfida e Ligës së Kampioneve mes Lyonit dhe bardhezinjve është ‘ndeshja zero’ e epidemisë duke qenë se tifozë të shumtë italianë mbërritën në Francë për të ndjekur skuadrën e tyure

‘Futbolli  është një nxitës I përhapjes së epidemisë-theksonte mjeku Marcel Garrigou-Grandchamp në një artikull të tij-sfida mes Lyonit dhe Juventusit, solli në Lyon tifozë nga e gjithë Italia, jo vetëm nga Piemonte që sipas autoriteteve franceze nuk përbënte një zonë rreziku’

Teoria e mjekut francez  u bazua edhe nga deklaratat e Prof. Walter Ricciardi, përfaqësues I Italisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë I cili nënvizoi sesi ndeshja mes Atalantës dhe Valencias pati një rol të rëndësishëm në përhapjen e Covid-19 në Lombardi. Por Agjencia Rajonale e Shëndetësisë në Lyon,  e hedh poshtë teorinë e mjekut teksa një studim I saj për virusin në 14 ditët pasardhëse deri në 26 shkur nuk zbuloi asnjë lidhje direkte të përhapjes së Covid-19 me ndeshjen e Ligës së Kampioneve.

Sfidanti.al