35 000 maska të Zidanes për inat të Materacit në Indi

Tifozët e ekipit Blaster Kerala, në Super Ligën e Indisë, kanë përgatitur një koreografi të menduar hollë, kur ekipi i tyre të zbresë në fushë ndaj Chenain në javën e 10-të të kampionatit. Siç është njoftuar, tifozët e Blasters do të vendosin maskën e Zinedin Zidanes në fytyrë për të trembur më shumë kundërshtarët e tyre. 35 000 maska në stadium është një nderim për “kokën” e francezit. Ku qëndron sekreti? Trajneri i ekipit tjetër është italiani Materaci, ai që mori goditjen, ndersa tani ka një rol të dyfishtë si trajner dhe lojtar i Chenian.

Tifozët indianë të ekipit të Keralës duan të kujtojnë një nga episodet më emblematikë të futbollit botëror, një gjest që i kushtoi shumë trajnerit të sotëm të Realit, në atë kohë futbollist, por më shumë Francës në Botërorin e 2006-ës.  Një goditje me kokë dhe rënia “monementale” e Materacit, për të cilën u tha me ironi se ishte një vepër arti, që i kishte munguar Italisë.