Portugalia fiton të parën me vështirësi

Portugalia (Grupi F) e fillon ecurinë e saj në Euro 2024 me një fitore me përmbysje, 2-1 kundër Republikës Çeke. Një ndeshje praktikisht e njëkahëshe zhvillohet në Leipzig, por në pjesën e parë Stanek i thotë dy herë jo Cristiano-s. Në pjesën e dytë me goditjen e tyre të parë në portë, çekët kaluan në avantazh falë një gjuajtjeje të bukur me këmbën e djathtë kënd nga Provod (62′). Gëzimi i çekëve, megjithatë, zgjat vetëm 7 minuta, më pas autogoli fatkeq i Hranac rikthen barazinë. Në minutën e 90-të Martinez luan kartën Conceiçao që në minutën e 92-të i jep Portugalisë tri pikët. Zhgënjen Leao, i zëvendësuar në minutën e 63-të.

sfidanti.al