Nuk ka kaluar shumë kohë që kur kritikonte me shpoti kolegët e tij si Jurgen Klop apo Antonio Konte. Zhoze Murinjo thoshte se festimi I tyre në mënyrë të skajshme në stol për një gol të shënuar ishte si veprim adoleshentësh, dhe ofendonte kundërshtarët. Gjithsesi, njeriu që kishte grisur pantallonat duke u shkarravitur në fushën e “Old Trafordit” në 2004 kur Porto eleminoi Mançester Junajtidin në Champions, u përsërit në këtë veprim legjendar pasi El Sharaui shënoi golin e fitores për Romën ndaj Sasuolos në “Olimpiko”. Murinjo bëri të njëjtin veprim si në 2004, duke mos e përmbajtur veten që ndeshja e tij e 1 000-të në stol përfundoi me fitore 2-1. Gjithsesi, më pas, Zhozeja pranoi se kishte gabuar. “I kërkoj falje Sasuolos, – tha ai, – veprimi im ishte mungesë respekti ndaj tyre. Unë u solla si fëmijë”.
Sfidanti.al