Fetel shpreson që Ferrari t’ia japë më në fund kënaqësinë!

Kur Seb Fetel erdhi tek Ferrari, ai ishte padyshim piloti më i madh i botës në atë moment. Katër herë kampion i Formula 1 me Red Bullin, nga 2010 deri në 2013, gjermani ishte plot me shpresë ashtu si edhe tifozët e shumtë të “kokëkuqes” në të gjithë botën. Gjithsesi, duke nisur nga viti 2014, realiteti ishte krejt tjetër dhe për tre sezone radhazi, Fetel ka qenë i detyruar të kënaqet duke arritur në podiume. Fitorja e fundit e Sebit daton në Çmimin e Madh të Singaporit në 2015, dhe ai në asnjë moment nuk ka qenë në gjendje të garojë si pretendent.

Ferrari i vitit 2017, i mbiquajtur me iniciale SF70H, është shpresa e re për ëndrrën e vjetër. Fetel dhe Raikonen e provuan “raketën” e tyre të re dhe mbetën të kënaqur, edhe pse do të duhet ende punë. “Natyrisht, në xhirot e para nuk jemi në maksimum, por kjo do të ndryshojë”, – tha Raikonen, “finlandezi i akullt”. Po Fetel? “Ky Ferrari duket shumë i mirë, pasi në të është puna e kaq shumë personave, – tha gjermani, – është gjë e bukur kur punojmë të gjithë së bashku”. Sezoni i ri i Formula 1 nis në 26 mars me Çmimin e Madh të Australisë.

Sfidanti.alfetel2